Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Advertisements
Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës.
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Kushtet e qëndrueshme atmosferike; do të diktojnë motin në Repubikën e Kosovës, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të jenë dominante.
Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit; ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës.
Persa i përket; vlerave termike; do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 10°C.
Era do të fryjë e lehtë por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor.