Pushimet kthehen në makth! Pa ujë dhe ushqim, 100 turistë bllokohen në autobus për 17 orë

by editor

Turistët po shkonin në Vjenë për të festuar Krishtlindjen

100 qytetarë nga Selaniku kanë mbetur të bllokuar për 17 orë brenda një autobusi në mes të një stuhie dëbore. Ata ishin duke udhëtuar për në Vjenë, ku do të kalonin Krishtlindjen.

Advertisements

Mediat e huaja shkruajnë se udhëtimi i tyre nisi mëngjesin e një dite më parë me avion nga Selaniku. Ata zbarkuan në Pragë dhe prej andej hipën në dy autobusë të agjencive turistike të nisura për në Vjenë.

Por moti ekstrem ka bërë që ata të mos arrijnë në destinacionin që kishin parashikuar, shkruan “Protothema”.

Advertisements

Sipas kësaj të fundit, stuhia e fortë e borës kishte paralizuar rrjetin kombëtar të vendit, për pasojë 100 pasagjerët grekë mbetën të bllokuar për më shumë se 17 orë, pa ujë dhe ushqim, 200 kilometra larg Vjenës. Mes tyre kishte të moshuar, fëmijë të vegjël, por edhe persona të grupeve vulnerabël.

Ndërkohë pas 17 orësh dhe me ndihmën e ambasadës greke, një borëpastruese mbërriti në autobusët e ndaluar, hapi rrugën dhe qytetarët mbërritën në destinacionin e tyre.

Advertisements

You may also like