“Sundimi i Ligjit” edhe jashtë Shqipërisë, Balla: Finalizuam me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani

by editor

“Sundimi i Ligjit” edhe jashtë Shqipërisë, Balla: Finalizuam me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaron se operacioni “Sundimi i ligjit” është i shtrirë edhe jashtë territorit shqiptar.

Advertisements

Në një reagim, Balla thotë se falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të vendeve partnere u finalizuan me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani, për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

“Sundimi i Ligjit” është operacioni më i madh i Policisë së Shtetit me shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere, për lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të vendeve partnere u finalizuan me sukses 3 operacione në Francë, Gjeorgji dhe Gjermani, për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Advertisements

Ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme, në Aeroportin “Nënë Tereza” Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas të kërkuar për llogari të drejtësisë poloneze. Përgëzime Interpol Tirana, Fast Albania, Njësisë Antiskifter dhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit të cilët e kanë kuptuar më së miri se duhet t’i japim fund arratisë dhe pandëshkueshmërisë së “të fortëve”, persona me rrezikshmëri të cilët duhet të vendosen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ministrit Balla.

You may also like