Flakët e zjarrit janë intensifikuar në qendrën tregtare në Lushnjë e cila ndodhet në katet e para të një pallati 12 katësh.
Advertisements
Banorë kanë mbetur të bllokuar në pallat, dhe siç shihet nga fotoja, ata tentojnë të dalin nga ballkonet dhe dritaret.
Advertisements
Mësohet se pallati nuk ka shkallë emergjence dhe gjithashtu zjarrfikësja e Lushnjës nuk është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për shuarjen e flakëve.
Burime për Panorama bëjnë me dije se i gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur për të Lushnjë, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që ka kapluar pallatin nga të katër anët.
Advertisements
Zjarri dyshohet se ka nisur nga një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, por ende nuk dihet shkaku.