Zjarri në Lushnje| 35 persona ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën

by editor

Prej orës 14:40 një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Megjithatë një pjesë e njerëzve që ishin bllokuar brenda janë evakuuar me ndihmën e zjarrfikësve, policëve të rendit dhe forcave “RENEA”.

Edhe pse shumë detaje ishin të paqarta prej situatës së pazakontë, mësohet se në total janë 35 persona në spital, mes tyre të moshuar e fëmijë. Këta të fundit fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Mes të shtruarve në spital, 4 janë zjarrfikës të cilët kanë pasur probleme shëndetësore prej asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, ambulanca, por edhe ministrat e kabinetit qeveritar e drejtuesi i Policisë së Shtetit./tvklan.al

You may also like