6 gola kuqezi në fundjavë

by editor

Golat kuqezi nuk kanë munguar në këtë fundjavë me futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit që u dalluan në fushë.

Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor në sfidën Konyaspor- Kayserispor, që përfundoi 2-0.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua për performancë mjaft të mirë.

Edhe Taulant Seferi festoi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi realizoi me penallti ne fitoren që skuadra e tij Bani Yas arriti 2-1 ndaj Itihad Kalba.

Gol në fundjavë shënoi edhe Arbnor Muja, ndërsa skuadra e tij Antverp barazoi me Vesterlo 2-2 në kampionatin belg.

Advertisements

Mesfushori kuqezi i Bristol City Anis Mehmeti kontribuoi në fitoren që ekipi mori 3-2 ndaj Hull City.

Rey Manaj realizoi golin e vetëm për Sivasspor që mundi Istanbulspor. Për sulmuesin shqiptar, ky është goli i 6 në Superligën turke.

Advertisements

Futbollistët e tjerë të përfaqësueses, Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani dhe Armando Broja dhe Elhan Kastrati luajtën titullarë për ekipet e tyre, kurse mesfushorët kuqezi Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami u aktivizuan si zëvendësues.

You may also like