Zhduket 15-vjeçarja në Korçë

by editor

Një baba ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare në fshatin Drenovë.

Sipas të atit, 15-vjeçarja ka dy ditë që ka humbur kontaktet me familjarët.

Advertisements

“Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like