“Lërini makinat të kalojnë”/ Noka “përplaset” me policin: Na skadon leja e protestës

by editor

Qindra makina kanëm betur të bllokuara për shkak të protestës që opozita po zhvillon para Gjykatës së Lartë

Teksa opozita po proteston para Gjykatës së Lartë ku do të shqyrtohet çështja e vulës së PD-së, në aksin rrugor ku mbahet tubimi, është krijuar radhë e gjatë trafiku.

Advertisements

Qindra makina kanëm betur të bllokuara, teksa deputeti Flamur Noka ka debatuar me një efektiv policie, pasi ky i fundit i kërkoi që t’i lejonin makinat të kalonin.

Noka: “Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa”.

Advertisements

“Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë.

Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.

Advertisements

You may also like