‘Kam 20 vite që s’flas me babin’, mes lotësh, Alby rrëfen historinë e jetës: S’kisha askënd pranë kur linda vajzën

by editor

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby së fundmi ka rrëfyer historinë e saj të jetës dhe sakrificat që ka kaluar që fëmijë dhe deri më tani. Alby tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ka qenë 9 muajshe dhe është rritur e ndarë nga motrat. Në moshën 14-vjeçare ka ikur te tezja e saj në Amerikë, duke u distancuar kështu edhe nga babi i saj.

“Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara. Motrën e dytë e kam parë te gjyshja kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë kurrrë s’më ka folur kurrë keq për babin. Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në komshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë e kam kuptuar jetën dhe s’më është dashur që këshilla që të mi japin prindërit e mi, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë.”, tregoi Alby mes lotësh.

Advertisements

Alby tregoi se ka 20 vite që nuk ka folur me të atin pasi sipas saj ai i ka keqtrajtuar mamin dhe nuk iu ka ndjenjur afër asaj dhe motrave të saj sikur fëmijëve të tjerë që ai ka.

“Në moshën 14-vjeçare më dërguan te tezja, e kam pasur shumë të vështirë dhe me babin nuk kam pas folur një vit para se të ikja në Amerikë. Kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat, ndoshta dy herë kam folur me babin. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla. U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi pse se kam babin dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajzat e tij. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për babin tim. Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat e mia dhe nuk më interesonte.”- u shpreh Alby.

Advertisements

Alby tregoi se kur ka lindur vajzën ka qenë e vetme dhe aty e ka kuptuar se sa shumë të vret vetmia, ndërsa tregoi se e ndjen shumë mungesën e të atit.

“Kur linda vajzën dhe fillova të kuptoja që duhet t’i falim njerëzit, ndoshta edhe unë e kam pasur gabimin që nuk i kam dhënë shans për të folur. Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Babai ka kërkuar të flasë me mua por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetën e saj dhe më dhemb zemra që se ka dhe aty e kam kuptuar edhe unë që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Por jam shumë e fortë gjithsesi dhe ajo forcë më ka bërë të qëndroj në këmbë dhe gjallë. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm edhe te spitali më ka ardh tezja që jetonte në Amerikë. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia me të vërtetë të mbyt deri në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ti vesh bebelinat dhe si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë, më e fortë se guri. Më mëson më shumë ajo mua se unë atë, tani kur e bëj diçka e mendoj 100 herë para sepse them a do ishte mirë për vajzën time se tani jetoj për vajzën. Atë e kam gjithçka në jetë. As dita dhe nata nuk ndryshojnë aq shumë kam ndryshuar unë pasi lindi vajza. E falenderoj shumë vajzën time që më ka bërë të ndryshoj sepse e kuptoj që e kam pas humbur veten. Në ditët më të këqija bëhem më e fortë vetëm duke e parë. Tani që rritet ka nisur të kuptojë sepse shikon fëmijët e tjerë në shkollë që janë me të dy prindërit dhe më pyet shpesh për të atin. I them gjithmonë që kur të rritesh do të t’i shpjegoj të gjitha sepse nuk e di nëse gabim apo jo. I them që më ke mua për gjithçka dhe s’të lej kurrë, sepse me kujtohet mungesa e babait tim, edhe pse s’kam folur ose s’doja të flisja me të prap e ndjej mungesën e tij edhe tani e kërkoj më shumë. Nëse fëmija im s’e ka babin në jetë mundet të ketë një gjysh si shembull, jo vetëm ajo, por edhe unë të kem babain tim. ”- u shpreh Alby.

Advertisements

You may also like