Një person i moshës 65-vjeçare është gjetur i pajetë poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca në qytetin e Pogradecit.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se 65-vjeçari nuk ka shenja dhune në trup. Viktima njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe në temperatura të ulëta, ka pësuar infarkt.
Advertisements
Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për këqyrje. Policia ka nisur hetimet për rastin.