“Do mbyllte turnin para aksidentit”/ Mjeku shqiptar vdiq në itali, miku i tij: Sapo ishte berë baba

by editor

Shqiptari ndërroi jetë pasi ambulanca ku ai ndodhej u përplas me një mjet dhe shpërtheu në flakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku tragjikisht ka humbur jetën dhen jë mjek shqiptar, që punonte aty.

Advertisements

Sipas mediave të huaja, një autobus me fëmijë është përplasur me një ambulancë pranë Urbino dhe nga shpërthimi kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve dhe Sokol Hoxha. Në lidhje me ngjarjen, ka folur miku dhe kolegu i shqiptarit, Simone Gussoni në Shqipëria LIVE”, i cili ka treguar se 40-vjeçari ka qenë duke bërë shërbimin e fundit, para se të mbyllte turnin, por fatkeqsisht, ndërroi jetë në aksident.

Ai e përshkroi shqiptarin si një njeri të shkëlqyer e miqësor, i cili punote shumë. Nga ana tjetër, ai dha dhe një detaj tjetër tragjik, teksa tha se Hoxha kishte vetëm pak muaj që ishte bërë baba për herë të parë.

Advertisements

“Ishte një person shujmë special i përkushtuar ndaj punës, ishte një person shumë familjar. Arrinte të krijonte marrëdhënie shoqërore dhe miqësi me kolegët. Njihja dhe familjen e tij dhe kishte pak kohë që ishte bërë baba. Kishte ardhur nga Shqipëria për t’u bërë mjek, për të studiuar fillimisht në Universitetin e Ankonës, e më pas për t’u bërë mjek. Ai po mbyllte turnin duke transportuar pacientin e fundit para se të ndodhte aksidenti. Po transportonte një pacient 80-vjeçar drejt spitalit.

Puna që ai bënte ishte shumë e vështirë, nuk ka fund ndonjëherë, punonte dhe mbi 30 orë. Familja e tij ishte e re, ai la një vajzë të vogël që kishte pak kohë që kishte lindur.”– tha mjeku Simone Gussoni.

Advertisements

You may also like