Një 33 vjeçar është paraqitur paraditen e së enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim pasi kishte mbetur i lënduar pas një konflikti me dy persona.
Advertisements
Sipas policisë, në ambientet e spitalit është paraqitur K. Sh., 33 vjeç, banues në Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti në rrugën ” Isa Jakupi”, e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.
Advertisements
Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.