pritje Në pritje të arrestimit, Berisha lë selinë e PD, ja ku e pret vendimin e GJKKO

by editor

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme pritet të shpallet vendimi për masën e arrestit, të kërkuar nga SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur që të shkojë në shtëpinë e tij dhe të pres me ankth përgjigjen.

Berisha ka qene në selinë e Partisë Demokratike pak minuta përpara se të shkojë ora 15:00, ku ka dhënë dhe një konferencë për gazetarët, duke deklaruar se do të vazhdojë me ritmin ditor.

Advertisements

Ish-kryeministri shoqerohej nga dy demokratët Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Berisha zgjodhi që vendimin ta priste në shtëpi, në mënyrë që të shmangte dhe skenat që mund të ndodhin në seli.

You may also like