“Marr frymë kur ndrisin sytë e ty”/ Rudina Dembacaj emocionon me fjalët për ditëlindjen e Vikit (FOTO)

by editor

“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë”Në shtëpinë e Rudina Dembacajt sot ka festë, pasi vajza e saj feston datëlindjen. Viktoria sot bën shtatë vjeçe dhe aktorja e njohur ka bërë një urim të bukur në rrjetet e saj sociale.

Koha kalon shpejt dhe ajo tashmë është një zonjushë e vogël shumë e shkathët, që e shohim shpeshherë nëpër postimet e Rudinës.

Advertisements

Ato janë shoqe të ngushta të njëra-tjetrës dhe sot, aktorja zgjodhi fjalët më speciale për t’ia dedikuar të bijës:

“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe ( siç thua ti ) , përgjithmonë dorë për dore. ♥️ #viktimamit #7vjeç“.

Advertisements

https://www.instagram.com/rudinadembacaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6b45e2fa-99d2-4d44-8d7e-665b464e6731

You may also like