Dokumentet e gjykatës parë nga Top Channel tregojnë se Visar Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës
Advertisements
Një shqiptarë, i cili i fshihej drejtësisë prej vitit 2019 duke përdorur tre emra është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në Shqipëri.
Advertisements
Top Channel mëson se la dalë perpara gjykatës të ekstradimeve në Londër Visar Dodani 30 vjec pas arrestimit nga Nottinghamshire Police.
Ai përdorte edhe dy identitetë të rreme me emrat Samuel Broën dhe Angelo Brunneti.
Visar Dodani kërkohet nga drejtësia shqiptare kanosje dhe përdorim dhune ndaj një punonjësi policie ngjarje e ndodhur më 28/01/2019.
Dokumentet e gjykatës parë nga Top Channel tregojnë se Visar Dodani do të qëndrojë në paraburgim në pritje të seancës së radhës më 04/01/2024.
Arrestimi i tij u bë i mundur nga Interpol Tirana dhe bashkëpunimi Drejtorisë me Mardhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit duke u koordinuar me palën angleze.