‘Mos festo, Viti i Ri nuk është i myslimanëve’! I vihet zjarri bredhit në Kosovë, shfaqen mbishkrime fetare

by editor

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, në Kosovë.

Advertisements

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Advertisements

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e zjarrëfikësve ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ësht? njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat në Kosovë.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë shfaqur disa mbishkrime: “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarve.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim “Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”, tha Veseli.

You may also like