Turqia arreston 32 xhihadistë, po përgatisnin sulme në objekte kulti

by editor

Këta 32 persona u arrestuan nga kontrollet e forcave të sigurisë dhe Shërbimit Informativ Turk

Advertisements

Autoritetet policore në Turqi kanë njoftuar arrestimin e 32 anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik.

Advertisements

Bëhet me dije nga burimet për media se të arrestuarit dyshohen për planifikimin e sulmeve në sinagoga, kisha dhe ambasadën irakiane. Një burim sigurie i tha AFP se këta 32 persona u arrestuan nga kontrollet e forcave të sigurisë dhe Shërbimit Informativ Turk (MIT) në nëntë qytete të ndryshme, duke përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

“Dy nga të dyshuarit kishin shkuar në sinagoga dhe kisha,” tha burimi duke iu referuar gjithashtu një personi të tretë që po planifikonte një sulm në ambasadën irakiane.

Sipas të njëjtit burim, tre të dyshuarit konsiderohen si anëtarë të rëndësishëm të organizatës xhihadiste. Policia turke javën e kaluar njoftoi një kërkim të madh në 32 qytete në të gjithë vendin dhe arrestimin e më shumë se 300 personave për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik.

You may also like