Goditet banda e shqiptarit, drejtonte trafikun e kokainës në 15 shtete

by editor

Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në SHBA, Spanjë e Holandë, ka goditur një grup kriminal të trafikut të kokainës, i cili drejtohej nga një shqiptar.

Advertisements

Në total janë arrestuar 6 persona, 5 në Spanjë dhe 1 në Holandë në lidhje me sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve kokainë. Sekuestrimet e para të drogës janë bërë në portin e Bilbaos në vitin 2020 dhe në Algeciras midis 2021 dhe 2022.

Advertisements

Kompanitë e importit të frutave për importin e kokainës

Me kalimin e muajve, u bë e mundur të identifikoheshin disa kompani importi frutash të krijuara shprehimisht për të futur ngarkesa të mëdha kokaine në Spanjë përmes kontejnerëve detarë, të gjitha në Madrid.

Ndërkohë, autoritetet spanjolle mundën të kapnin një tjetër ngarkesë në portin e Algeciras me 1152 kilogramë kokainë në shtator 2021 dhe më pas, një tjetër ngarkesë prej 96 kilogramësh kokainë në nëntor 2022, të dyja të menaxhuara dhe të koordinuara nga e njëjta organizatë kriminale.

Analiza e komunikimeve të koduara

Hetimi është bazuar në analizat e kryera prej muajsh mbi sistemet bashkëkohore të enkriptuara të bisedave, të cilat përdoreshin nga kjo organizatë.

Falë kësaj analize është bërë e mundur identifikimi i plotë i personave më përgjegjës për këtë rrjet, të vendosur në vende të ndryshme, të cilët kanë menaxhuar drejtpërdrejt futjen në Spanjë të sasive të kokainës.

Të arrestuarit akuzohen për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe anëtarësimit në një organizatë kriminale, për futjen e 2348 kilogramëve kokainë në Spanjë.

Kreu shqiptar i drogës

Bashkëpunimi mes të gjitha forcave të policisë ka qenë i vazhdueshëm dhe i drejtpërdrejtë gjatë gjithë hetimit, gjë që ka lejuar autoritetet e Amerikës së Veriut të arrestojnë një trafikant të njohur droge me origjinë shqiptare, me banim në Shtetet e Bashkuara.

Ai akuzohet për drejtimin e një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës që shpërndante kokainë në më shumë se 15 vende, duke përfshirë Spanjën, me sa duket duke planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” me kapacitetin për të transportuar në mënyrë autonome sasi të mëdha kokaine midis Amerikës së Jugut dhe Evropës

You may also like