Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që vrau me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet drejt Shqipërisë ditën e nesërme.
Advertisements
Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së vrasësit është drejt fundit.
Advertisements
Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por nuk ka dhënë detaje mbi deklarimet e tij.
Kujtojmë se vrasja e Ardian Nikulajt ndodhi në prill të vitit 2023. Nikulaj ndodhej në lokalin e tij ku vrasësi me pagesë hyri në lokal dhe zbrazi pistoletën ndaj tij.
Për këtë ngjarje të arrestuar në Britaninë e Madhe janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.