“Bashkim familjar”/ Donaldi poston foton me Ilirin dhe…

by editor

“Një dashuri si kjo e jona”

Advertisements

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj kanë pasur një raport “dashuri dhe urrejtje” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 1”. Por pas përfundimit të reality show-t, mëritë mes tyre filluan të sheshohen dhe tani gëzojnë vetëm respekt për njëri-tjetrin.

Advertisements

Kjo u duk qartë kur aktori dhe moderatori vendosi që të ftonte balerinin e njohur në edicionin e dytë të emisionit të tij, “Më lër të flas”.

Por jo vetëm kaq, pasi me fillimin e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” ku Shaqiri ishte kryetari i jurisë, ata janë takuar më shpesh me njëri-tjetrin dhe kanë treguar se e kanë lënë pas të shkuarën.

Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit më popullor të kërcimit, Donaldi dhe Iliri kanë postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit. Madje në disa poza janë pranë aktorit dhe balerinit janë edhe partneret e tyre.

Fillimisht Donaldi ka postuar një foto ku shfaqet me Ilirin dhe krahas shkruan: “Një dashuri si kjo e jona”, ndërkohë balerini e ka ripostuar dhe ka shkruar duke qeshur: “Film më vete”.

Më pas aktori dhe moderatori ka postuar një foto ku shfaqet me Ilirin si dhe me Bora Zemanin dhe Emanuela Morini dhe shkruan: “Bashkim familjar”.

Po me humor, Iliri e ka ripostuar në “Instastory” këtë foto dhe bashkëngjitur me të ka shkruar:

“E kapi permesson e soxhornos tjetri”.

You may also like