Palltoja që mban mbi shpinë Irena Gjoka kushton miliona euro, jo 3 mijë

by editor

Irena Gjoka u shfaq disa ditë më parë, në një konferencë ku flitej kundër korrupsionit, me një pallto “Prada”, e cila kushton së paku 2900-3000 euro.

Shumë diskutuan këtë luks të një “shërbëtoreje” të presupozuar të drejtësisë, në një konferencë ku flitej për antikorrupsionin.

Advertisements

Në fakt, palltoja e gjyqtares së shkarkuar nga puna për paaftësi nuk kushton 3-mijë euro, por miliona euro.

Irena Gjokës iu qep një pallto miliona euro mbi shpinë nga Edi Rama, apo edhe Xhorxh Sorosi.

Advertisements

Për shkak të paaftësisë së saj, siç thotë një fjalë, njeriu i shantazhueshëm vret më kollaj se njeriu i lirë, asaj iu ngarkua detyra që të burgosë dhe t’i mbyllë gojën (kufizojë lirinë e shprehjes) njeriut i cili denoncon publikisht, çdo ditë, vjedhjet miliona euroshe të Edi Ramës.

Irena Gjoka firmosi mbylljen e gojës së njeriut që denoncoi me fakte dhe prova se Edi Rama është autori i vjedhjes së shekullit (inceneratorët) në Shqipëri.

Advertisements

Irena Gjoka firmosi mbylljen e gojës së njeriut , i cili denoncoi me fakte vjedhjen e miliona eurove nga Edi Rama me konçensionet në shëndetësi.

Irena Gjoka firmosi mbylljen e gojës së njeriut që denoncoi me emra lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe bandat.

Irena Gjoka firmosi mbylljen e gojës së njeriut që denoncoi me prova se Edi Rama kishte korruptuar agjentin e FBI-së për ta shpallut non grata pa fakte, gjë që u vërtetua nga gjykata amerikane.

Irena Gjoka firmosi izolimin në shtëpi dhe mbylljen e gojës së njeriut, i cili kërkoi hetim parlamentar për vjedhjet e Edi Ramës.

Irena Gjoka nuk mban mbi shpinë një pallto 3-mijë euro, ajo mban mbi shpinë miliona euro para të vjedhura shqiptarëve nga Edi Rama, duke dhënë vendimin për izolimin dhe mbylljen e gojës së Sali Berishës.

You may also like