Shifrat zyrtare/ Zbarkimet me gomone të emigrantëve në Itali u rritën me 50% në 2023

by editor

Numri i emigrantëve që kanë zbarkuar në Itali në vitin 2023 është rritur me 50% krahasuar me një vit më parë.

Shifrat janë bërë me dije nga Ministria e Brendshme, e cila i referohet periudhës nga 1 janari 2023 deri më 29 dhjetor 2023, krahasuar me të dhënat që i referohen të njëjtës periudhë të viteve të mëparshme.

Advertisements

Konkretisht, sipas shifrave të raportuara deri më 29 dhjetor 2023, emigrantët e zbritur përgjatë këtij vit ishin 155.754 nga të cilët mbi 17 mijë të mitur të pashoqëruar, ndërsa në të njëjtën periudhë referimi të 2022 ishin 103.846.

‘Pika e nxehtë’ është konsideruar Lampedusa. Pikërisht për shkak të shifrave në rritje Italia ka nënshkruar një marrëveshje me vendin tonë. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra emigrantë që kërkojnë azil në Itali.

Advertisements

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë emigrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja. Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit. Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian.

Advertisements

You may also like