Sherri banal mes shqiptarëve degradon në përplasje me thikë, zbulohet identiteti i të plagosurit

by editor

Një sherr banal mes dy shtetasish shqiptarë ka degraduar në plagosje me thikë.

Ngjarja ndodhi mbasditen e së shtunës në Pire dhe në pamjet eksluzive që Top Channel ka siguruar, duken dy personat që përleshen mes tyre, ndërsa njëri prej tyre nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë mbi viktimën Artur Mitro nga Berati.

Ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Advertisements

You may also like