Historia tronditëse e aksidentit të Ylber Dodës ku 28 vite më parë jeta i ndryshoi katërcipërisht!

by editor

Një histori që na tregon vitalitetin dhe forcën e një njeriu që mbas një aksidenti kur jeta i ndryshoi katërcipërisht, ai vazhdoi një luftë tjetër.

Në episodin e tretë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio fokusi ka qenë tek historitë e disa qytetarëve në lidhje me rrezikun që kanë përjetuar për shkak të aksidenteve rrugore. Drejtoria e shërbimeve të transportit rrugor pranon se 55 përqind e aksidenteve ndodhin në rrugët urbane kryesore dhe dytësore. Pranohet gjithashtu se 27 përqind e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të faktorit mjedisor dhe 8 përqind për shkak të defekteve në makinë.

Pjesë e shkëputur nga podcast-i:

Një histori që na tregon vitalitetin dhe forcën e një njeriu që mbas një aksidenti kur jeta i ndryshoi katërcipërisht, ai vazhdoi një luftë tjetër. Luftën për të drejtat e tij. Do të bisedojmë me Ylber Dodën, i cili 28 vite më parë nga një aksident automobilistik në Klos mbeti i gjymtuar.

Anila Hoxha: A mund të na thuash kur të ka ndodhur aksidenti?

Advertisements

Ylber Doda: Në 1995.

Anila Hoxha: Sa vjeç ishe?

Advertisements

Ylber Doda: 25 vjeç.

Anila Hoxha: Ishe ti drejtues automjeti apo ishe pasagjer?

Ylber Doda: Isha unë drejtues automjeti.

Anila Hoxha: Ishe vetëm?

Ylber Doda: Jo, isha me shokë, bashkëfshatarë të mitë, komshinj të mitë. Ishim 7-8 veta në makinë. Ishim në Klos po ktheheshim në shtëpi.

Anila Hoxha: Vetëm ju mbetët i dëmtuar nga aksidenti?

Ylber Doda: Po, të tjerët fatmirësisht pa probleme.

Anila Hoxha: Çfarë ndodhi atë ditë?

Ylber Doda: I kthehem por nuk dua ta kujtoj. Ishte fatkeqësi.

Anila Hoxha: Ku u përmende? Në cilin spital?

Ylber Doda: Në Burrel.

Anila Hoxha: Sa qëndrove në spital?

Ylber Doda: Kam qëndruar gjatë Mbi një muaj mesa më kujtohet. Situata u kuptua se nuk lëvizja. Nuk kisha ndjeshmëri në gjymtyrët e poshtme.

Anila Hoxha: I pyete doktorët?

Ylber Doda: Nuk më morën përsipër. I dëgjoja kur flisnin në dhomë, që mblidheshin bënin konsulta dhe në praninë time.

Anila Hoxha: Çfarë të thoshin?

Ylber Doda: Duhet ta përballosh edhe jetën edhe me këto ndryshime.

Anila Hoxha: Dole nga spitali. Cila ishte vështirësia jote e parë?

Ylber Doda: Mosrehabilimi me realitetin, të gjitha në çdo aspekt. Të jesh i pamundur të komandosh veten, gjithçka është e përmbysur.

Anila Hoxha: Të sollën në karrocë në ato moment? Apo fillimisht të morën në krahë?

Ylber Doda: Për të qenë të sinqertë, ma kanë dhënë një karrocë, gjysëm të prishur aty tek spitali. Kam dalë në krahë nga dhoma deri para spitalit. Aty më kanë sjellë një ambulancë. Pastaj kam ndenjtur disa kohë shtrirë në shtëpi, pa dalë, pa lëvizur me këto kushte.

Anila Hoxha: Si ia dhe këtë fuqi vetes?

Ylber Doda: Fillova të dilja , përqark shtëpisë. Pjesën tjetër e kisha me çik siklet.

Anila Hoxha: Sa zgjati kjo situatë që ti nuk pajtoheshe me gjendjen tënde?

Ylber Doda: Disa vite, më kanë ardhur më kanë vizituar mjekë të fushës, miq të familjes, miq të mitë. Normalisht duhet t’i japësh kurajo vetes, duhet të përballosh realitetin, nga një njeri normal të kalosh në këtë gjendje të tillë është me plot kuptimin e fjalës një dramë.

Anila Hoxha: Tregove që nise një betejë.

Ylber Doda: Për ata që e dinë, nga prilli ishin taksat e larta. Makina, sidomos dogana. Makinës së parë m’i bënë letrat. Pastaj mora një makinë që e përshtata për vete. Dilja vetë pa një shoqërues apo pjesëtar me vete. Nuk m’i kanë bërë letrat, por përjashtimi nga dogana dhe si rrjedhojë vinte pastaj edhe kompensimi i karburantit dhe përjashtimi nga taksat. Taksat vjetore i kam bërë letrat si gjithë të tjerët, se nuk m’i bënë. Më sorrollatën për 5 vite më dërgonin në Burrel, tek sigurimet shoqërore në Burrel, më përcillnin në Peshkopi. Peshkopia më niste për në Tiranë. 6 muaj deri në 1 vit letrat për të shkuar dhe kthenin përgjigje “mungesë dokumentacioni”. Skishte asnjë mungesë, asnjë diçka, kishte thjesht burokracinë e kohës. 5 vjet pastaj i bëra letrat, sikur kur i bënë të gjithë. U hoq dogana dhe i bëra unë me çmim referencë. Kështu kur u bëra me dokumentacion, nxorra targat dhe vazhdova të dilja me makinë normal.

Anila Hoxha: Por kjo beteja jote 5 vjeçare, a të kompensuan?

Ylber Doda: Jo, çfarë kompensimi?! Absolutisht se kam 16 vjet që kam atë makinë dhe 10-11 vjet që e kam me letra. Vazhdova të kërkoj kompensimin e karburantit. Edhe kjo ishte një sorollatje ose që e merrnin bashkëvuajtësit e mi. Kam dërguar letra nëpër të gjithë institucionet që mendoja se mund të gjeja rrugëzgjidhje duke filluar nga presidenta, avokatë populli, ministra të çështjeve e punëve sociale të kohës, (se ndërrohen për çdo qeveri), emrat e ministrave, tani nuk e di . Edhe përgjigjja ishte “faleminderit për ankesën tuaj por do merremi ne me tani me këtë problem”. Muaj kalonin, vitet kalonin, asnjë përgjigje.

Anila Hoxha: Sa vite zgjati?

Ylber Doda: Qysh se kam marrë këtë makinë tjetër. E kam kërkuar. 5 vjet sorollatje, nuk mi bënë letrat. Edhe 10 vite, ose më tepër mund të ketë, pasi ia kam bërë unë letrat. 1 vit ka që kam marrë kompensimin e karburantit.

Anila Hoxha: Pra, fitove para një viti?

Ylber Doda: Po.

Anila Hoxha: Që është me një faturë financiare. Çfarë vlere?

Ylber Doda: Sivjet e kanë rritur. Ka qenë 70-80 mijë lekë. E kanë çuar 100 mijë lekë të vjetra në muaj.

Anila Hoxha: Kaq të ofron shteti shqiptar?

Ylber Doda: Absolutisht.

Anila Hoxha: Po ndihmë sociale?

Ylber Doda: Normalisht që po. Paketa higjieno-sanitare, kujdestari që është familja, në rastin konkret. Të thuash që paguaj një kujdestar me 3 mijë lekë të vjetra në ditë apo 5 mijë lekë të vjetra në ditë, shërbimi jonë që është 24 orësh, nuk është shërbim 8 orësh, përderisa nuk lëviz kuptohet që është dicka jashtë realitetit dhe tepër qesharak.

You may also like