Shenjat më të pafat të zodiakut të 31 dhjetorit 2023 nga Paolo Fox

by editor

Mjeshtri i studimit të yjeve, astrologu Paolo Fox, duke publikuar parashikimet për ditën e fundit të vitit, evidenton dhe tre shenja që duket se këtë 31 dhjetor nuk do t’i kenë gjërat vaj.

Gaforrja

Advertisements

E nesërmja mund të përfundojë në mënyrë të hidhur në frontin e dashurisë për vitin 2023. Megjithatë punët e zemrës mund të rilindin bukur në janar 2024. Mbani gjallë shpresën për të gjetur personin që ju bën të ndiheni mirë. Nga ana profesionale priten përmirësime të dukshme. Këtë 31 dhjetor ju pret një festë “e lodhur” nga ana sentimentale. Por jo, përpiquni të jeni vetvetja dhe të bëni atë që ndjeni pa e detyruar veten. Pse fundja, duhet të dukeni se jeni diçka që nuk jeni?

Virgjëresha

Advertisements

Për të lindurit e shenjës tuaj, dita e fundit e vitit 2023 duket se do të ketë pak opsione për zgjedhje. Ndërsa keni nevojë për vitalitet, duket se aktualisht nuk mund të jetë i pranishëm. Për më tepër, disa do të jenë më të inatosur se zakonisht, ndoshta për shkak të ndonjë forme ankthi ose humori jopozitiv. Si rezultat, për shumëkënd do të jetë e lehtë të fajësojnë Virgjëreshën, e cila në shumicën e rasteve do të dëshirojë të qëndrojë e qetë apo e tërhequr. Këshilla më e mirë që mund t’i jepet të lindurve të shenjës tuaj është të mbështeteni tek njerëz që i njihni mirë. Hëna është përballë jush në sferën e dashurisë, ndaj shmangni polemikat në përgjithësi me partnerët dhe miqtë. Kafshoni gjuhën para se të thoni diçka… Nëse duhet të punoni, do të jetë e lodhshme, nuk do të jeni shumë të përqendruar. Më mirë ta shkëputni pak veten nga priza. Relaksohuni.

Peshorja

Advertisements

Për të lindurit e kësaj shenje, fundviti është plot pikëpyetje dashurie, sidomos nesër. Çiftet tashmë të ndarë do të përballen me pengesa dhe debate, duke nxjerrë në pah nevojën për të adresuar çështje të pazgjidhura. Ky skenar kritik reflektohet edhe në vendin e punës, duke kërkuar përqendrim të lartë për të shmangur komplikimet e mundshme.

Horoskopi i Paolo Fox, e diel 31 Dhjetor 2023 | Parashikimet për të gjitha shenjat e zodiakut

5 shenjat më me fat për 31 dhjetorin sipas Paolo Fox/noa.al

You may also like