Një person është qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme (1 janar 2024) pranë Xhamisë ‘Xhura’ tek vendi i njohur si ‘Oxhaku’ në Tiranë. Policia e Tiranës informoi se 51 vjeçari Agim Jazaj u qëllua me armë nga Saimir Xhafa i cili më pas u largua në drejtim të paditur.
Advertisements
Policia sqaroi se i plagosuri është shtetasi, Agim Ali Jazaj, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se është identifikuar autori i plagosjes, shtetasi Sajmir Xhafa dhe është shpallur në kërkim.