Zjarri në një rrobaqepësi në Rrëshen, zbulohet shkaku: I vuri flakën 40-vjeçarja me probleme mendore

by editor

Zjarri në një rrobaqepësi në Rrëshen, zbulohet shkaku: I vuri flakën 40-vjeçarja me probleme mendore
Një rrobaqepësi në Rrëshen u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Advertisements

Fillimisht u raportua se zjarri ka rënë aksidentalisht, për shkak të një shkëndije elektrike.

Advertisements

Mirrëpo, pas hetimeve të shumta, policia zbuloi se zjarri është vënë nga një 40-vjeçare, e cila vuante nga problemet mendore.

Si pasojë, 40-vjeçarja po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

You may also like