Media më e shitur në Europë, gjermanis BILD i ka bërë jehonë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Advertisements
Pavarësisht izolimit, BILD shkruan se ka arritur të kontaktojë Berishën nga arresti shtepiak për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundi në Shqipëri.
Advertisements
“Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi i epokës së gurit pas 1991 thotë për BILD: “Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim”.”,- shkruan media gjermane.
Më tej BILD ka kontaktuar edhe njohësin e çështjeve të Shqipërisë dhe Ballkanit, Elmar Brok (CDU). Shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit të BE-së, i cili është shprehur se e shikon Tiranën me mosbesim.
Shkrimi i BILD:
Urdhër arresti! Arrest shtëpie!
Tërmet ballkanik për këtë 79 vjeçar
Barrikada karrige dhe bomba tymuese në Parlament
A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit – apo dikush atje ka frikë prej tij (Berishës)
Arrestohet: Ish-presidenti i Shqipërisë dhe ish-kreu i qeverisë Sali Berisha (79) është në arrest shtëpie – BILD e arriti atë pavarësisht ndalimit të komunikimit.
Nga: PETER TIEDE
A po ndërmerr papritur Shqipëria masa kundër korrupsionit – apo dikush ka frikë nga ky 79-vjeçar?
Një tërmet politik po trondit vendin aktualisht.
Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër.
Politikanë të korruptuar, vota të blera, para droge dhe mafioze, skandale përgjimesh mes partive dhe ministrave që përjashtohen për shkak të kontakteve mafioze: Vështirë se ndonjë klishe nuk ka ndodhur ende…
Por tani bastioni i kontrabandës së drogës në Europë është në krye të të gjithave!
Një grindje politike që vazhdon prej vitesh, mes kreut të qeverisë socialiste Edi Rama (59) dhe paraardhësit të tij, ish-presidentit konservator Sali Berisha (79), po shkon drejt një kulmi të ri.
Fotot tashmë tregojnë ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.
Kjo u parapri nga beteja në gjykatë dhe në parlament: Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një seancë në të cilin 79-vjeçarit do t’i hiqej imuniteti. Ata madje përdorën mobilje për të ngritur barrikada dhe për të vendosur bomba tymuese!
Vetë Berisha flet për fushatën hakmarrëse të Ramës.
Ai (Rama) dëshiron ta izolojë nga frika që ndjen prej humbjes së pushtetit – në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri në 2025.
Berisha raporton për BILD nga arresti shtëpiak.
Pavarësisht arrestimit dhe bllokimit të komunikimit, BILD arrin të komunikojë me Berishën në Tiranë. Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga komunizmi i epokës së gurit pas 1991 thotë për BILD:
“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim.
Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”
Berisha gjithashtu e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së – me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë prej muajsh. Rasti është objekt i një skandali korrupsioni në SHBA: iIsh-shefi i FBI-së i Neë Yorkut thuhet se ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana.
Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha është Elmar Brok (77, CDU). Shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit të BE-së shikon Tiranën me mosbesim dhe thotë për BILD:
“Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që, 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe një ndalim i gjerë i komunikimit edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm…”