E zuri gjumi dhe u aksidentua për vdekje, shqiptari ishte menaxher në një lokal në Itali

by editor

38-vjeçari shqiptar Erion Bali mbeti viktimë e një aksidenti automobilistik në Itali, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Advertisements

Bali, i cili ishte baba i tre fëmijëve, më të voglit vetëm disa muaj, kishte hapur një restorant me një tjetër person dhe ishte menaxher. Ai kishte shkuar në restorant për të kryer disa detyra dhe teksa kthehej në shtëpi u aksidentua për vdekje.

Advertisements

Ai kishte jetuar në Kremones për më shumë se 20 vjet dhe ishte integruar në zonë, aty ku banorët e cilësojnë Erionin si një punëtor të madh dhe njeri të edukuar.

Miqtë, klientët dhe të afërm të 38-vjeçarit kryen homazhe në nder të tij. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se të riun shqiptar e kishte zënë gjumi në makinë, kur humbi kontrollin dhe u përplas me parmakët. Zjarrfikësve iu desh të ndërhynin për shumë orë në përpjekje për të nxjerrë nga makina 38-vjeçarin.

You may also like