Prishtina si “Big Brother”, vendosen kamera sigurie në rrugë

by editor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar këtë të mërkurë vendosjen e kamerave të sigurisë në rrugët e kryeqytetit.

Në njoftim thuhet se kamerat do të monitorohen nga Policia e Kosovës, dhe vendosja e tyre ka për qëllim identifikimin e personave të përfshirë në vjedhje, dhunë, dhe veprimtari të ngjashme kriminale.

Advertisements

“Këto kamera kanë një intelegjencë të lartë artificiale, prodhim amerikano – kanadez, të cilat do t’na ndihmojnë që përmes policisë, të bëjmë identifikimin e personave të cilët hedhin mbeturina, parkojnë në trotuare apo vende ku nuk lejohet.

Po ashtu, përmes këtij sistemi, do të identifikohen, në kohë rekord, personat e përfshirë në vjedhje, rrahje apo çfarëdo vepre të tillë, dhe besojmë se do të ul numrin e këtyre rasteve dhe rrisë nivelin e sigurisë në kryeqytet.

Advertisements

Personat të cilët me makina hynë gabim në rrugë një kahëshe, bëjnë tejkalim në vi të plotë ndarëse, apo udhëtojnë me veturë të paregjistruar, do të identifikohen menjëherë nga këto kamera, të cilat do të japin sinjalet në qendrën e monitorimit në polici, duke ndikuar që shkelje të tilla të ndodhin sa më pak.

Kryeqyteti do të jetë më i sigurt”, thuhet në njoftim.

Advertisements

You may also like