VIDEO/ Dhunoi gjykatësen në gjyq, ja komenti që e acaroi të dënuarin

by editor

Pamjet e dhunës ndaj një gjykatëseje amerikane në sallën e gjyqit në Las Vegas po bëjnë xhiron e botës.

Video tregon momentin kur 30-vjeçari Deobra Redden, i dënuar për dhunë në familje, sulmon gjykatësen Mary Kay Holthus.

Advertisements

Avokati i Redden kishte kërkuar që ai të dënohej me shërbim prove për dhunë fizike me dëme të konsiderueshme trupore.

Por gjykatësja vendosi që të jepte dënim me burg pasi kjo ishte hera e tretë që dilte para togave të zeza.

Advertisements

Ishte pikërisht komenti i gjykatëses që acaroi të akuzuarin. “Është koha që të shijosh diçka tjetër, nuk mundem më me këtë histori,” tha ajo, duke sjellë tërbimin e 30-vjeçarit.

Marshalli i sallës së gjyqit dhe një nëpunës arritën ta vendosin nën kontroll agresorin e çmendur.

Advertisements

Gjykatësja u dëmtua në kokë, por plagët janë të lehta.

Ajo është e specializuar veçanërisht në çështjet e dhunës në familje, sulmeve seksuale dhe abuzimeve me fëmijët.

You may also like