Gazetarja e njohur reagon ashpër ndaj Dojnës: Shet fëmijën për reklama

by editor

Deklarata e Dojna Memës në emisionin “Oxygen”, është bërë virale e ka pasur reagime të shumta. Gjatë intervistës Dojna foli për ‘mbipopullimin’ e ekraneve shqiptare nga vajzat e Instagramit duke nënkuptuar që po shkelin në televizione vajza të patalentuara.

Pas ish banores së BB, Rike Roçi, edhe gazetarja Fjorda Llukmani ka reaguar ashpër ndaj Dojnës.

Advertisements

Sipas Llukmanit Dojna “shet” fëmijën e saj për reklama dhe se në emisionin që ajo drejton luajnë me njerëzit për sa më shumë klikime.

“Mos bëni si bëj unë, po bëni si them unë. Ma prishi komplet një farë pëlqimi që kisha për këtë vajzë. Më saktë kështu më prishet me këdo që bën moral e flet me fjalë të mëdha kot më kot me demek që ta pelqejë masa. Kjo është nga ato që nuk shet bythën e vet në Instagram por të fëmijës apo të personazheve si Esmaja etj. Dmth nuk fiton “duke dalë vetë si pjeshkë” por duke reklamuar 100 produkte fëmijësh, kap çfarë të kapësh, edhe emisionin që fiton klikime në kurriz të njerëzve injorantë. Për sa kohë ishte në “Top Channel” s’doli të fliste për antivlera kurse tani që mund t’i ketë zënë vendin dikush që u bë i famshëm nga Instagrami i paska djegur kësaj. Po çdo gjë e ka një fazë o zotri se s’do rrini në ekran të njëjtit njerëz përherë. Pse emisioni i tanishëm që moderon kjo s’ka nxjerrë antivlera? Sa të dush. Ka ikur pra koha e televizionit, e dimë të gjithë. Është koha e rrjeteve sociale, aty është audienca më e madhe. Dil bëj një gjë të zgjuar dhe edukative ti, mos rri duke reklamuar kremëra për bythë bebash a qumësht formulë se na keni hapur barkun.”, ka shkruar Fjorda Llukmani.

Advertisements

You may also like