Detajet/ Dan Hutra tenton të arratiset, zbulohet plani i thurur me 3 të burgosur të tjerë

by editor

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun ne Fierit, teksa i dënuari përjetë Dan Hutra, ka thurur një plan në bashkëpunim me 3 të burgosur të tjerë, për t’u arratisur.

Mësohet se në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Advertisements

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara

Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.

Advertisements

Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen

You may also like