Vrasësi serial Dan Hutra dhe 3 të burgosurit e tjerë, tentuan të arratiseshin nga burgu i Fierit
Advertisements
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në burgun e Fierit, pasi i dënuari përjetë Dan Hutra, në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, kishin thurur një plan për t’u arratisur ng burgu i Fierit.
Advertisements
Tre të përfshirët e tjerë në këtë ngjarje janë Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Fati Kovaçi, të tre të arrestuar për vjedhje. Ata ndodheshin në të njëjtën qeli me Hutrën, dhe kishin nisur të prisnin sgarën e dritares me mjete të improvizuara. Po ashtu, në dhomë u gjet edhe një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.
Pas ngjarjes, stafi i sigurisë ka kryer kontrolle të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë burgun.