Litar me çarçafët dhe metal prerës nga tenxheret/ FOTO, sendet që do ndihmonin Dan Hutrën të arratisej

by editor

Të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit për t’u “zhdukur” nga qelia

Janë publikuar pamjet nga sendet e gjetura në qelinë e Dan Hutrës, i cili po planifikonte të arratisej nga burgu i Fierit.

Advertisements

Mësohet se Dan Hutra përmes shtypjes së tenxhereve kishte krijuar mjete prerëse për hekurat e dritares, ku planifikonte të kalonte duke përdorur një çarçaf lidhur në formë litari. Gjatë kësaj kohe, ishte bërë e mundur prerja e një zgavre, ndërsa kishin mbetur për t’u prerë edhe dy tjera, të cilat nuk dihet se sa kohë do të donin.

Advertisements

Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, teksa 4 të burgosurit kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit për t’u “zhdukur” nga qelia.

Advertisements

Kujtojmë që Dan Hutra në marsin e vitit të kaluar ekzekutoi me armë zjarri tre gra, ndërsa kishte planifikuar edhe një vrasje të katërt, plan të cilin nuk e realizoi dot pasi u vu në pranga nga autoritetet policore.

You may also like