Nderoi Adem Jasharin, e bija tregon si e dhunoi shërbimi sekret politikanin serb: E paralizuan

by editor

Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, një kritik i deklaruar i Presidentit Aleksandër Vuçiç, është rrahur barbarisht në Serbi, një ditë pasi publikoi një video të homazheve të bëra mbi varrin e Adem Jasharit në Prekez.

Vajza e politikanit, Klara, Sanduloviç, ka dhënë detaje mbi dhunën e ushtruar nga agjentët e shërbimit sekret serb (BIA).

Advertisements

Në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania ajo tha se babai i saj ndodhet në gjendje kritike për jetën, në spitalin e burgut.

Sipas saj Sanduloviç është i paralizuar pas dhunës së agjentëve të shërbimit sekret serb dhe nëse nuk i jepet ndihma e nevojshme mjekësore ai mund të vdesë.

Advertisements

“Për momentin im ataë ndodhet në gjendje shumë kritike. Këtë mëngjes e transferuan në spitalin e policisë që nuk ka kushtet e duhura për të mjekuar gjendjen e tij. Ai është tërësisht i paralizuar në pjesën e djathtë të trupit. Ka thyerje dhe dëmtime në kokë dhe vetëm nëse lëviz sadopak ai humbet ndjenjat.

You may also like