Video e pabesueshme/ Zbulohet teksa vjedh, gruaja largohet nga dritarja e autobusit

by editor

Sipas mediea greke GRTimes ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës së Selanikut.

Media greke shkruan se në autobusin e linjës hypi një grua nga Bullgaria e veshur mirë me pamje të rregullt dhe me një gjatësi relativisht të shkurtër.

Advertisements

Gruaja ka hyrë në autobus në stacionin e Analipsit dhe pas sekonda më pas ka tentuar të vjedh portofolin nga çanta e një gruaje por është vënë re.

Shoferi më pas ka ndalur autobusin sapo vuri re ngjarjen dhe gruaja i kthen menjëherë portofolin të zotit.

Advertisements

Më pas ajo është përpjekur për të turbulluar ujërat që të gjente kohë për të shpëtuar.

Në të njejtën kohë ajo u zhvendos në pjesën e pasme të autobusit ku gjeti një dritare të hapur dhe tentoi të arratisej pasi dyert e autobusit ishin të mbyllura.

Advertisements

Pasagjerët u përpoqën ta ndalonin dhe ta frenonin, por gruaja më në fund arriti të largohej përmes dritares duke vrapuar në drejtim të panjohur.

Ajo la pas saj kapelën një paketë cigare dhe dy çakmakë.

Menjëherë për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.

You may also like