Katër persona, që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë për shkak të një borxhi, janë vënë në pranga.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”.
Advertisements
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas administrimit të informacionit, kanë ndërhyrë menjëherë duke ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Angelos Tsimperis dhe pasagjerë shtetasit Julian Brinja dhe Sandri Brinja (vëllezër) dhe Gjergji Prenga.
Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi Julian Brinja, person me precedent penal, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Advertisements
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit Julian Brinja, 28 vjeç, Sandri Brinja, 27 vjeç, Angelos Tsimperis, 20 vjeç dhe Gjergji Prenga, 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.
Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Sarandë, për motive të dobëta.