U ekzekutua në burg nga Sokol Mjacaj, trupi i Arben Lleshit ndodhet ende në morgun e Tiranës

by editor

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli.

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, të dënuarit me burgim të përjetshëm që u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin, më 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, po mbahet në morgun e Tiranës.

Advertisements

Familjarët e Lleshit nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të tërhequr trupin, sipas procedurave përkatëse.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Advertisements

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli. Në maj të vitit 206, ai u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin, aty ku u vra nga Mjacaj, shkruan Top Channel.

Shkak i këtij ekzekutimi, besohet se erdhi si pasojë e një konflikti. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.

Advertisements

Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin brenda 60 ditëve, Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurave ligjore.

You may also like