Mallkimeve nga përdoruesit e rrjeteve sociale nuk iu shpëton as Kiara Tito

by editor

Mesa duket edhe Kiarës i duhet që hera herës të përballet me komente negative në rrjetet sociale.

Kiara Tito është padiskutim një personazh që ka krijuar një pëlqyeshmëri të madhe tek publiku shqiptar që pas daljes së saj nga shtëpia e BBV por mesa duket edhe ajo i duhet që hera herës të përballet me komente negative në rrjetet sociale.

Advertisements

Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka treguar se ka bërë disa masazhe për dhimbjen që ndjen në kurriz gjatë kësaj periudhe shtatzanie, mirëpo një përdorues i rrjeteve sociale i ka shkruar në privat, duke e mallkuar atë.

“Ishalla po ngel sakat”, shkruan ndjekësi i saj, koment të cilin Kiara e ka publikuar në Instastory, duke shkruar: “Ja për këto e kam fjalën. Kështu është kur iu jepet mundësia të ndiheni Zot para një tastiere. Sa gjynah, njerëz bosh”.

Advertisements

Kiara ka bërë gjithashtu një reagim lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Durrrësit, ku një nënë e 4 fëmijëvë ka vrarë veten pasi koleget e saj, i kishin hapur një llogari në TikTok, ku e tallnin.

Advertisements

Lidhur më këtë çështje, Kiara shkruan:

“Ku po shkon kjo botë? E frikshme. Asnjëherë nuk mund ta dini se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri ka forcën t’i përballojë. Kini pak mëshirë o njerëz”.

You may also like