Zjarr në një apartament në Laprakë

by editor

TIRANË- Një apartament në zonën e Laprakës në Tiranë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se zjarri ka nisur nga një bombol gazi që përdorej për të gatuar në ballkonin e banesës.

Advertisements

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëhere shërbimet e zjarrfikëses të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri raportohet se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Advertisements

You may also like