Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të pasdites në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo në Itali.
Advertisements
Rreth orës 6 të pasdites, makina Fiat Punto që drejtohej nga 32-vjeçari, u përplas në një kryqëzim me një Audi A3 që drejtohej nga një 25-vjeçar, shkruajnë mediat italiane.
Advertisements
I riu shqiptar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 25-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Giulianova. Autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.