“Ne vritemi në sedër”/ I afërmi i 41-vjeçares: S’mund t’i thoja lëre burrin

by editor

Kushëriri i parë i 41-vjeçares që u vetëvra në Durrës duke konsumuar fotoksinë ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai tha se ngjarja mund të ishte paralajmëruar, por megjithatë u shpreh se në momentin kur gruaja ka pirë fotoksinën fëmijët kanë qenë në gjumë.

Advertisements

Pjesë nga intervista:

“Ne vritemi dhe në sedër se nuk mund t’i thuash motrës lëre dhe hajde te shtëpia jonë se dhe kalamajt i ka të mëdhenj. Ajo ka 2 vjet që nuk i kishte shenjat të mira me burrin e vet. Fëmijët 2 ditë nuk treguan gjë që të bëhet varrimi. Mbrëmë kanë dhënë deklaratat e vërteta. Unë dua të më zbardhet e vërteta. Të mos thonë bluzat e bardha që nuk ka shenja dhune.”, tha Neziri, kushëriri I parë i 41-vjeçares

Advertisements

A mund të ishte parandaluar ngjarja?

“Mund të ishte parandaluar nga mbesa dhe djali i dytë, por ai e ka bërë në kohën kur kalamajtë kanë qenë në gjumë. Ka përfituar që të mos kuptojnë fëmijët. Çfarë mund të bëjnë vëllezërit? Ajo është ankuar nja 2 herë, nuk e mohoj, i ka thënë kushëririt tim që nuk shkoj mirë. Ne jemi dhe miqësi e përzier kushëriri im ka për nuse kushërirën e tij.”, tha ai.

Advertisements

Çfarë dini për hisorinë e rrjeteve sociale?

“E di që e ka bërë një denoncim. Nuk kam informacion nëse shteti ka marrë masa. Ka qenë dhe burri i vet kur janë bërë këto gjëra.”, u shpreh Neziri.

You may also like