Ndërkohë që Fero përflitet se është martuar sërish, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arbenitës në rrjetet sociale.
Advertisements
Ditën e djeshme, mediat rozë janë pushtuar me lajmin se Fero është martuar sërish pas martesës së shumë përfolur me Arbenita Ismajlin.
Advertisements
Sipas thashethemeve që qarkullojnë online, Fero ka kurorëzuar dashurinë e tij me një një grua të re të besimit islam dhe për këtë arsye është larguar edhe nga rrjetet sociale.
Pas këtyre lajmeve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Arbenitës në rrjetet sociale, e cila momentalisht po shijon disa pushime në Kolumbi, të cilat i ka konsideruar si pushimet e ëndrrave.
Modelja e njohur ka postuar një galeri videosh dhe fotosh në profilin e saj të Instagramit, bashkangjitur të cilit ka shkruar:
“Rrugës për të gjetur një bashkëshort të karteles së drogës”, nënkuptuar kështu personat që merren me tregtimin e drogës.
I publikuar vetëm pak minuta më parë, ky postim i Arbenitës ka marrë mbi 4 mijë pëlqime dhe disa komente.
“Cdokush është më i mirë se sa ai i fundit”, shkruan një komentues, duke nënkuptuar kështu Feron.
Një koment pikant ka ardhur edhe nga motra e Arbenitës, e cila shkruan: “Mendo edhe për mua pak”.
https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/?utm_source=ig_embed&ig_rid=501ac28e-c56d-4c38-9cc4-bef44f69637e