Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley. Por sa është pasuria e tij?
Advertisements
Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, u shkarkua së fundmi nga detyra pasi gënjeu bordin e drejtorëve të kompanisë. Në njoftimin e kompanisë thuhej se ky vendim është rezultat i një debati të gjatë të bordit drejtues, por pika e fundit ka qenë se bordi nuk ka më besim tek ai. “Shkarkimi i Altman pason një proces shqyrtimi nga bordi, i cili arriti në përfundimin se ai nuk ka qenë vazhdimisht i sinqertë në komunikimet me bordin, duke shmangur përgjegjësitë e tij. Bordi nuk ka më besim në aftësitë e tij për të vazhduar të udhëheq OpenAI”,-thuhej në njoftim.
Advertisements
Sam Altman është një sipërmarrës, ekzekutiv dhe vizionar i Silicon Valley. Por sa është pasuria e tij? Ashtu si Bill Gates, Steve Jobs dhe Mark Zuckerberg, Altman u largua nga kolegji për të ndërtuar një startup teknologjik. Lënia e kolegjit nuk e pengoi Altman të grumbullonte një pasuri, e cila vlerësohet të jetë midis 500 dhe 700 milionë dollarë, rezultat i sipërmarrjeve të tij si dhe disa investimeve shumë të zgjuara.
Pjesa më e madhe e pasurisë së Altman është e lidhur me pronësinë e kapitalit në kompanitë private, duke e bërë të vështirë përcaktimin e vlerës së vërtetë neto të pasurisë së tij. Megjithatë, kompanitë që ai ka udhëhequr, themeluar ose mbështetur, vlerësohet se kanë një vlerë të përbashkët 500 miliardë dollarë.
Altman u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm në botën e inteligjencës artificiale pasi kompania publikoi ChatGPT në nëntor të vitit 2022. një chatbot gjenerues që ka grumbulluar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se një vit.