Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë…
Advertisements
Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e paradites ku herë pas here priten edhe rrebeshe, më të theksuara në zonat veri-veriperëndimore
Advertisements
Sipas MeteoAlb, parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të mbetemi edhe gjatë pasdites ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent, por në sasi më të pakta.
Gjatë natës pritet ndërprerje e përkohshme e reshjeve në territor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor-juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 5 ballë