Pritet rënie temperaturash, si parashikohet moti për sot

by editor

Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar

Advertisements

Ditën e sotme mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.

Advertisements

Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra, reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Vlen për tu theksuar elementi i erës e cila për nesër pritet tepër intensive me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë. Duke filluar nga dita e Diel intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s./ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

You may also like