E RËNDË! Aktori i famshëm dhe dy vajzat e tij humbin jetën tragjikisht

by editor

51-vjeçari ndodhej në bord me dy vajzat e tij të mitura, Madita dhe Annik

Advertisements

Aktori i njohur i Hollywood-it, Christian Klepser, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me dy vajzat e tij pas rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonin.

Mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçari ndodhej në bord me dy vajzat e tij të mitura, Madita dhe Annik, 10 dhe 12 vjeçe, kur avioni me të cilin ata po udhëtonin është rrëzuar në ujërat e ishullit të Karaibeve.

Advertisements

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak se avioni ka pësuar probleme gjatë fluturimit dhe më pas është rrëzuar në oqean.

Ndonëse autoritetet vepruan menjëherë trupat e tyre u nxorën të pajetë nga avioni. Ndërkohë mediat kanë ndarë edhe video të kapura nga banorët ku duket avioni i cili bie papritur nga qielli në ujë dhe më pas zhduket.

Klesper ishte i njohur për rolet në filma si “Speed Racer,” “The Good German,” “Valkyrie” dhe “Indiana Jones dhe ora e fatit”. Ai gjithashtu luajti në filma së bashku me Tom Cruise dhe George Clooney gjatë një karriere 30-vjeçare.

You may also like