Dy banesa janë djegur në Përmet dhe në Gjirokastër. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur të shtunën.
Advertisements
Në lagjen Grehot të Gjirokastrës u dogj banesa e një 41-vjeçari. Ndërsa në Borockë të Përmetit banesa e një 35-vjeçari.
Advertisements
Të dyja ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur si pasojë e shnkëndijave elektrike.
“Ditën e djeshme, në lagjen “Grehot”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Sh. Sh., 41 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka patur vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet shkëndija elektrike në një pajisje elektroshtëpiake.
Po ditën e djeshme, në fshatin Borockë, Përmet, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. M., 35 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht dy dhoma të banesës. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike”, njoftoi policia./tvklan.al