Brenda banesës së Bedrie Lokës/ “Kur erdhi policia xhaxhai po fshihte gjërat, ndërsa halla…”, flet vajza e 41-vjeçares që u vetëvra: Infermieret më thanë se mami kishte …

by editor

Vajza e Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila u vetëvra në Durrës, ka folur për një emission televiziv duke thënë se kur ka shkuar në spital pranë nënës së saj, infermieret i kanë thënë se ajo kishte shenja dhune në trup.

Vajza tha gjithashtu se i ati kishte marrë telefonin e vëllait të saj për të dorëzuar në policisë ndërsa të vetin e kishte lënë në shtëpi dhe e mbante halla, me synimin për ta marrë më pas në Tiranë.

Advertisements

“Ka marrë të vëllait, ka lënë të vetin këtu. Xhaxhi po fshinte gjërat, kur erdhi policia telefonin po e mbante halla fshehur, ta merrte me vete në Tiranë. Edhe telefonin e mamit e ka marrë.

Mua më kanë thënë vetë infermieret, mami babin nuk e do këtu dhe ajo ka shenja. Vëllai është më i vogël, i mungon mami, u merr erë rrobave. Mamit tim Tik Tok-un ja ka bërë goca e tezes së vetë. Ajo jeton në Itali, ka ikur në Itali. Unë më shumë jam rritur me shumë me mamin. Babi ka qenë në burg.

Advertisements

Në telefonin që vetë bashkëshorti i Bedrie Lokës, Xhemal Loka ka dorëzuar në polici janë gjetur 3 video të realizuara nga i djali i vogël i Bedries, K.L, i cili në tre episode dhune ndaj nënës së tij, ka filmuar me telefon babain Xhemal alias Ervis Loka, teksa dhunën, kërcënon me vrasje gruan e tij.

Tre videot janë prova kryesore që ka administruara prokuroria dhe policia e Durrësit, ndërsa oficerët kanë marrë në pyetje dhe djalin e vogël të çiftit Loka, i cili ka treguar gjithçka që ndodhte brenda mureve të shtëpisë.

Advertisements

You may also like